Skip to main content

Albansk

Mirë se vini në “NoTe Norwegian Teaching”, shkollën online të Karenses, e cila ofron kurse online në gjuhën norvegjeze për të gjitha nivelet. Kursi ynë ju përgatit për norskprøve dhe Bergenstest. Ai është i aprovuar nga UDI dhe Kompetanse Norge. Kurset online zhvillohen nga mësues kompetentë, gjuha amtare e të cilëve është norvegjishtja, dhe që kanë përvojë të gjatë në mësimdhënien e gjuhës norvegjeze në forma të ndryshme.

Kurse online fleksibël 

Kurset tona janë online dhe për rrjedhojë shumë fleksibël. Studio kur dhe ku dëshiron! Kurset janë të përshtatshme për çdo situatë të jetës në të cilën ndodheni, edhe nëse jeni shumë të ngarkuar me punë, apo nëse jeni shtëpiakë ose studioni.

Ne ofrojmë kurse në nivelet A1, A2, B1, B2 dhe C1. Kështu, ju mund të zgjidhni një nga kurset tona nëse jeni fillestarë, ose nëse tashmë keni njohuri të avancuara dhe dëshironi t’i zhvilloni ato më tej.  Në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga kurset, ne ju rekomandojmë 2-3 orë pune në ditë. 

Ne ofrojmë gjithashtu kurse të gjuhës norvegjeze të përshtatura për punonjësit e sektorit të shëndetësisë dhe ata të edukimit parashkollor. Për më tepër, ofrojmë trajnim në bashkëbisedim për ata që dëshirojnë të përmirësojnë norvegjishten e folur. 

Ndërsa, kursin 50-orësh në njohuri shoqërore (samfunnskunnskapskurs) e ofrojmë në gjuhën norvegjeze, arabe dhe angleze.  

Mësues të përgatitur dhe kurse cilësore

Shkolla online është themeluar në vitin 2015. Karense ka përdorur përvojën e saj mbi 15-vjeçare si mësuese e gjuhës norvegjeze për të përgatitur kurse rezultative. Shkolla online ka një ekip të kualifikuar mësuesish të gjuhës norvegjeze, të cilët udhëheqin studentët tanë. Së bashku me kurset online, ju mund të përfitoni falas nga materialet tona mësimore, të cilat, midis të tjerave, përfshijnë videot e Karenses në YouTube, podcast-et, mesazhet zanore, llogarinë në Instagram dhe grupin e saj në Facebook.

Lexoni më shumë rreth kanaleve tona këtu.

Kurse me udhëheqës individualë

Kurset online përfshijnë lexim, dëgjim, detyra me shkrim dhe regjistrim të të folurit në gjuhën norvegjeze. Pasi dorëzohen, detyrat me shkrim lexohen, korrigjohen dhe vlerësohen nga mësuesit tanë. Vlerësimi i tyre shoqërohet me këshilla sesi mund të përmirësoheni në detyrën vijuese. Për të parë se çfarë përfshijnë kurset tona lexoni më shumë rreth tyre, ose na dërgoni një e-mail. 

Shihni kurset tona këtu.

Kursi përfshin gjithashtu një bisedë 1-orëshe me mësuesin përkatës çdo muaj. Këto orë mund të përdoren për t’u praktikuar në bashkëbisedim dhe për të përmirësuar, përveç të shkruarit dhe lexuarit, edhe shqiptimin apo të folurën në gjuhën norvegjeze. Gjithashtu, këto orë mund të shfrytëzohen për t’iu rikthyer gramatikës, nëse keni pasiguri në lidhje me të, apo për t’u përgatitur, për shembull, për një intervistë pune. 

Pas çdo ore, ju do të merrni një dokument në lidhje me bashkëbisedimin e zhvilluar, i cili do të përmbajë çfarë keni mësuar, fjalë që duhet t’i praktikoni më tej dhe linqe me burime informacioni të dobishme për ju.

Kurse në gjuhën angleze për të gjitha nivelet

“NoTe” ofron gjithashtu kurse në gjuhën angleze për të gjitha nivelet, si dhe anglishte biznesi. Ne ofrojmë kurse online që zgjasin 1-6 muaj, deri në nivelin B1. Nëse, pas përfundimit të kursit, dëshironi të studioni në një nivel më të lartë, mund të rezervoni orët përkatëse me një mësues.

Kurset e anglishtes nuk janë të përshtatshme vetëm për ata që dëshirojnë të mësojnë anglisht, por edhe për ata që dëshirojnë të përgatiten për testin e TOEFL-it ose IELTS-it, me qëllim pranimin në universitetet jashtë vendit. Mësuesi ynë i gjuhës angleze është nga SHBA-ja dhe banon në Norvegji.

Takoni Karensen

Ju mund të mësoni norvegjisht nga Karense dhe të provoni “shijen” e kurseve online në kanalin e saj në YouTube. Ndiqni këtë video për të parë se si janë kurset tona online:

Regjistrohu!

Ne mirëpresim çdo student të ri në kurset tona, pavarësisht nivelit në të cilin jeni apo dëshironi të arrini. Qëllimi ynë është që ju të përmirësoheni në gjuhën norvegjeze.